HISTORIA/ E ëma i tregon të vërtetën pas 40 vitesh, vajza kërkon prindërit biologjikë: Nuk i gjykoj - AlpeGossip
HISTORIA/ E ëma i tregon të vërtetën pas 40 vitesh, vajza kërkon prindërit biologjikë: Nuk i gjykoj

HISTORIA/ E ëma i tregon të vërtetën pas 40 vitesh, vajza kërkon prindërit biologjikë: Nuk i gjykoj

Një histori e pazakontë ka ardhur sot në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24. Ishte data 6 korrik 1978, në maternitetin e qytetit të Ballshit erdhi në jetë Eglantina. Ky është emri që i vendosën sapo lindi, emri i babait Kristaq, ndërsa ai i nënës Vojsava.

Megjithatë kjo foshnje do të shkonte në shtëpinë e fëmijës në Durrës, arsyet janë ende të panjohura. Pas braktisjes nga prindërit biologjikë në jetën e saj do të shfaqej një çift i mrekullueshëm, Ylli dhe Adile Bejko.

Në pamundësi për të sjellë vetë një fëmije ata vendosën ta birësojnë dhe e pagëzuan me një tjetër emër me të cilin njihet edhe sot.

E quajtën Elida dhe sot ajo është 40 vjeç, e martuar dhe nëna e 2 fëmijëve. Ka ndërtuar prej vitesh jetën e saj në shtetin italian, por vetëm para pak kohësh ka mësuar të vërtetën e madhe të jetës së saj. Nëna i ka treguar se e kanë birësuar dhe që nga ai moment e deri më sot janë vënë të gjithë bashkë në kërkim të gjurmëve të nënës së saj biologjike.

Elida ka vendosur ta bëjë historinë e saj publike me qëllimin e vetëm të gjejë dhe nëse do të mundet të njoh njeriun që e solli në jetë.

Nëna e Elidës, Adilja në një lidhje telefonike tha se i kishte treguar të bijës vetëm pak kohë më parë se ishte e birësuar dhe se ajo kishte tre vjet që e kërkonte ta gjente nënën biologjike.
“Ja thashë kur ishim në Shqipëri. U shokua, qamë të dyja. I thashë nëse ke dëshirë ta kërkosh mund ta kërkosh dhe unë do të ndihmoj. Unë e kam kërkuar 3 vite më parë dhe nuk e kam gjetur. Unë doja ta gjeja pastaj t’ia thoja. Ka dy javë që Elida qan. Ajo më tha që unë nuk të ndërroj me asnjë në botë. Vajza e Elidës në universitet, studion për avokate, e vogla në gjimnaz. Elida nuk iu ka treguar”, tha e ëma në një lidhje telefonike, raporton “BalkanWeb”.

Gjithashtu ajo ka dhënë detaje për prindërit biologjikë, pa dashur të publikojë mbiemrin e tyre. Nëna tha se babai biologjik ka qenë sportist.
“Kanë qenë studentë. Kur vija takoja Eglantinën, bisedova me drejtoreshën dhe më tha që më duket se ka ardhur gjyshi i vet e ka sjellë. Unë këto i kisha regjistruar në tru”, tregoi ajo.

Ndërsa edhe vetë Elida ka dërguar një mesazh në emision, duke thënë se do të mësojë se cilat janë rrënjët e saj.
“Doja të dija cilat janë rrënjët e mia. Dua të njoh nënën biologjike. Nuk e gjykoj për asgjë”, shkruante Elida.

Megjithatë në emision nuk pati sinjalizime apo telefonata nga dikush që mund të njihte prindërit e vërtetë të vajzës, e cila sot është nënë vetë. Gjithsesi misioni i emisionit “Me zemër të hapur” nuk ka mbaruar dhe në ditët në vijim, nëse dikush i njeh mund të kontaktojë me redaksinë.