GATI PËR "EUROVISION"/ Jonida Maliqi dhe grupi i saj nisen për në "Tel Aviv" - AlpeGossip
GATI PËR “EUROVISION”/ Jonida Maliqi dhe grupi i saj nisen për në “Tel Aviv”

GATI PËR “EUROVISION”/ Jonida Maliqi dhe grupi i saj nisen për në “Tel Aviv”

Pak nga pak po afrojnë ditët për prezantimin e artistëve në ‘Eurovision’ dhe Jonida Maliqi është nisur drejt Tel Avivit. Këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ një foto, në të cilën shihet së bashku me grupin e saj në aeroport. Në foto Jonida shfaqet me flamurin kombëtar, ndërsa gjithë të tjerët bëjnë me duar shqiponjën. Përkrah saj shihen tre këngëtarët që do e shoqërojnë në skenë, tekstshkruesja, producenti etj.

Jonida Maliqi do ngjitet në skenën e ‘Eurovision’ në gjysmëfinalen e dytë, në datën 16 maj. Këngëtarja do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Ktheju Tokës”, e cila u prit mjaft mirë nga gjithë fansat e festivalit europian. Brenda pak javësh kënga arriti plot 1 milion shikime në ‘Youtube’, ndryshe nga gjithë të tjerat që kanë përfaqësuar më parë vendin tonë. Deri më tani Jonida Maliqi renditet e dyta në sondazhet e ‘Eurovision’, gjë që tregon se shanset për të fituar apo zënë një vend të mirë në renditjen finalen janë shumë të larta