PRISNIM RIKTHIMIN E TYRE NË SKENË/ “Spice Girls” ribashkohen në spital (FOTO) – AlpeGossip
PRISNIM RIKTHIMIN E TYRE NË SKENË/ “Spice Girls” ribashkohen në spital (FOTO)

PRISNIM RIKTHIMIN E TYRE NË SKENË/ “Spice Girls” ribashkohen në spital (FOTO)

Dy brinjë të thyera dhe krah e këmbë të dëmtuara: kjo është gjëndja shëndetësore aktuale e Mel B.

Ish-anëtarja e jurisë së “X Factor” ka pësuar një aksident dhe është shtruar me urgjencë në spital për t’iu nështruar një ndërhyrje që ka zgjatur tre orë.

Nuk është zbuluar akoma se çfarë ka ndodhur me këngëtaren e njohur, por ky rast ka shërbyer për një ribashkimin e një prej grupeve më të pëlqyer të të gjitha kohërave.

Dhe kështu, ribashkimi i “Spice Girls” këtë herë nuk ndodhi në skenë, aty ku të gjithë fansat e presnin prej kohësh, por u zhvendos në një dhomë spitali. Shoqet e grupit erdhën për të parë mikeshën e tyre dhe të gjitha bashkë ishin të gatshme ta merrnin me sportivitet këtë situatë për të bërë një video selfie dhe për ta ndarë me ndjeksësit e tyre në Instagram.

Mel B gjithashtu postoi një foto me krahun e saj të mbështjellë me fasho, duke shpjeguar në mbishkrimin e fotos situatën e saj shëndetësore dhe se kishte pasur nevojë për një kujdes emergjent. Në foton e postuar me gocat e tjera të grupit shihet edhe këmba e vendosur në allçi e këngëtares.

Se çfarë ka ndodhur me Mel B nuk dihet ende por ajo që dimë me siguri është se ky incident solli “ribashkimin”e shumëpritur të grupit.