NA ZHGËNJEU/ Videoklipi i Juliana Pashës është identik me atë të këngëtares greke (VIDEO) – AlpeGossip
NA ZHGËNJEU/ Videoklipi i Juliana Pashës është identik me atë të këngëtares greke (VIDEO)

NA ZHGËNJEU/ Videoklipi i Juliana Pashës është identik me atë të këngëtares greke (VIDEO)

Juliana Pasha pak muaj më parë solli një videoklip ndryshe nga sa ishim mësuar ta shihnim. “Në më je”, një këngë tepër e hareshme ra në syrin e publikut jo vetëm për muzikën por edhe për videoklipin e xhiruar në rrugë.

Juliana shfaqej në rrugët e kryeqytetit duke kënduar e me kalimin e minutave i bashkoheshin edhe disa vajza të cilat në sajë të një koreografie, fillonin të kërcenin bashkë me këngëtaren në rrugë teksa ecnin. Kjo lloj zgjedhje e këngëtares për të realizuar klipin u pëlqye shumë nga publiku.

Por mesa duket nuk qenka një gjetje nga ana e Julianës dhe stafit që ka prodhuar këtë projekt.

Në fakt po e njëjta ide koreografie dhe e klipit në tërësi është bërë një vit më parë nga këngëtarja greke Marina Satti në këngën “Mantisa”. Satti është një nga zërat e rinj më të talentuar në shtetin fqinj, një këngëtare e muzikës së lehtë e cila me kompozimin dhe tekstin e “Mantisa” dëshironte të sillte një kombinim etno- modern përmes këtij projekti.

Klipi i saj është shumë i veçantë, ajo shfaqet në rrugë duke kërcyer bashkë me balerinat shoqëruese. Të njëjtën ide e pamë edhe në videklipin e Julian Pashës por në fakt e para që e ka bërë diçka të tillë ka qenë këngëtarja greke.

Nuk është hera e parë që shikojmë artistë shqiptarë të frymëzohen nga videoklipe të të huajve. Marina është tepër e njohur në Greqi ndaj vështirë se mund të të shpëtojë një ngjashmëri e tillë.