ANA GJINIT NUK I DEL INATI/ Ish-konkurrentja ‘thumbon’ sërish Bruno Shemshon: Zoti më hoqi qafe njerëz që… – AlpeGossip
ANA GJINIT NUK I DEL INATI/ Ish-konkurrentja ‘thumbon’ sërish Bruno Shemshon: Zoti më hoqi qafe njerëz që…

ANA GJINIT NUK I DEL INATI/ Ish-konkurrentja ‘thumbon’ sërish Bruno Shemshon: Zoti më hoqi qafe njerëz që…

 

Pas daljes nga programi romanca mes tyre duket se nuk zgjati shumë dhe thumbimet për njëri-tjetrin nuk kanë munguar në rrjetet sociale.

Ishte Bruno ai i cili nëpërmjet një Live në Instagram konfirmoi ndarjen nga ish-konkurrentja, kur një ndjekës i komentoi: “U pajtua Donaldi e Bora nuk po pajtohesh ti me Anën.”

“Ca pajtohen, ca ndahen, kështu paska qenë e shkruar. Ah si qenka dashnia,”- iu përgjigj ai

Gjithashtu nuk kanë munguar as ‘kunjat’ e Anës duke përdorur video në TikTok për ti përcjellë mesazhe Brunos. Kur të gjithë menduam se dyshja i dhanë fund thumbimeve dhe ironive mes njëri-tjetrit, Anës duket se nuk i ka dalur akoma inati.

Së fundmi ajo ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj ku nuk kanë munguar as pyetjet ‘ngacmuese’ në lidhje me ish-konkurrentin.

“A je e lumtur”– e ka pyetur një ndjekës, ndërsa Ana dha një përgjigje shumë të prerë: “Mjaftueshëm për ta bërë gjumin e qetë duke e ditur se:

1.Kam njerëzit më të mirë afër vetes

2.Që më hoqi Zoti qafe njërëzit që nuk më duheshin”.

Një deklaratë e fortë kjo nga ana e ish-konkurrentes teksa na lë në nënkuptojmë se ndarja mes tyre nuk ka qenë aspak paqësore.