Morena Taraku vazhdon të mbetet një nga këngëtaret më të komentuara në media e sidomos për jetën private. Lidhja dhe ndarja nga miliarderi Sasha Sobhani e bëri Morenën të ishte në qendër të vëmendjes së mediave për muaj me rradhë ndërsa tani historia e tyre ka marrë fund.
Morena së fundmi deklaroi se është fejuar pasi postoi një foto ku tregonte unazën e diamantit dhe shkruante: “Unë thashë po”, por pa e bërë të ditur kush është djali fatlum.
Ditën e sotme këngëtarja ka tërhequr sërish vëmendjen me një foto ku shfaqet me lente blu. Ka mjaftuar një ndryshim kaq i vogël që Morena thuajse të mos njihet në këtë foto.