ISHIN RIVALE NË EMISIONET E PASDITES/ Jonida Shehu i bën pyetjen e papritur Rudina Magjistarit – AlpeGossip
ISHIN RIVALE NË EMISIONET E PASDITES/ Jonida Shehu i bën pyetjen e papritur Rudina Magjistarit

ISHIN RIVALE NË EMISIONET E PASDITES/ Jonida Shehu i bën pyetjen e papritur Rudina Magjistarit

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Jonida Shehu sot drejton emisionin “Soiree” i cili transmetohet të mërkurave në mbrëmje, por dy vite më parë ajo ishte moderatore e emisionit të pasdites, largimi nga i cili bëri shumë bujë.

Jonida ishte e ftuar sot në “Trokit” ku u pyet nëse e shihte si konkurrente Rudina Magjistarin atë kohë kur drejtonte emisionin e pasdites.

“Programet e pasdites janë një format më i vështirë sepse e para është i përditshëm, e dyta e ke më të gjerë audiencën sepse programet me tematika të dedikuara, duhet të flasësh për histori personazhesh, për ngjarje që ja vlen të diskutohen, për kuriozitet, gjëra të reja, kjo e bën pak më të vështirë.

Por unë kur kam bërë pasditen nuk kam menduar që po bëj një emision për gra. Secila bën punën e vetë, secila është nën presionin e raporteve të audiencës dhe atij filtrit profesional. Prandaj nuk besoj se ndonjëra nga prezantueset apo moderatoret apo autoret e pasdites ka për konkurrencë kolegen. Nuk punon duke pasur parasysh çdo ditë Anilën, Rudinën, Jonidën, Bietën”, u shpreh Jonida.

E pyetur se çfarë pyetje do i bënte Rudinës, Jonida u përgjigj: “Do e pyesja si e ke gocën?”