NUK I DO PRINDËRIT NË PUBLIK/ Kjo është arsyeja prekëse e Anxhela Peristerit (FOTO) – AlpeGossip
NUK I DO PRINDËRIT NË PUBLIK/ Kjo është arsyeja prekëse e Anxhela Peristerit (FOTO)

NUK I DO PRINDËRIT NË PUBLIK/ Kjo është arsyeja prekëse e Anxhela Peristerit (FOTO)

Anxhela Peristeri do të mbajë koncertin e saj të parë recital më 15 nëntor. Koncerti quhet “Reflektim” dhe do të risjellë gjithë repertorin e saj muzikor. Në një event kaq të rëndësishëm në karrierën e saj, prindërit e Anxhelës nuk do të jenë në publik dhe arsyen e shpjegoi vetë ajo e ftuar në emisionin e pasdites në Tv Klan.

Në fakt, prindërit e këngëtares nuk janë kurrë në publik. Edhe kur performon në kompeticione si “Kënga Magjike”, Anxhela preferon që ata ta ndjekin përmes televizorit. “Ata preken kur më shohin. Prekem dhe unë dhe nuk mundem…” tha ajo.
Pak ditë më parë, Anxhela publikoi këngën “Pa mua”, një baladë për gjithë zemërthyerit. Sot, te “Rudina”, ajo tregoi se xhirimet e klipit zgjatën vetëm 3 orë e gjysmë, flokët i kishte të krehur nga dita e mëparshme, grimin e bëri vetë dhe kaq u desh.

Xhaketa në këtë skenë është e babait të saj. “Ia kërkova që ta vesh në klip dhe iu bë qejfi,” tha Anxhela. “Më vjen mirë që kam diçka nga ai këtu.”

Nëse jeni të interesuar mbi koncertin e Anxhelës, detajet i gjeni më poshtë.