LIDHJA E NGUSHTË NËNË E BIR/ Gabrieli shoqëruesi më i mirë në jetën e Hueydës – AlpeGossip
LIDHJA E NGUSHTË NËNË E BIR/ Gabrieli shoqëruesi më i mirë në jetën e Hueydës

LIDHJA E NGUSHTË NËNË E BIR/ Gabrieli shoqëruesi më i mirë në jetën e Hueydës

Prej 5 vitesh Hueyda El Saied është nënë e një djali, Gabrielit, i cili ka mbushur me lumturi jetën e ‘showgirl-it’ shqiptar. Ata të dy jetojnë në Luksemburg dhe tashmë janë kthyer në mbështetjen më të madhe të njëri-tjetrit. Pavarësisht angazhimeve të saj në punë, Hueyda kujdeset që pjesën më të madhe të kohës ta kalojë me vogëlushin e saj dhe kjo ka ndikuar shumë në marrëdhënien e tyre.

Ata të dy kanë një lidhje shumë të ngushtë nënë e bir dhe është e vështirë që t’i shohim qoftë edhe një ditë larg njëri-tjetrit. Gabrieli është ende i vogël në moshë, por ai është shndërruar në shoqëruesin më të mirë të nënës së tij. Vogëlushin e kemi parë të shfaqet krah për krah të ëmës në ekspozitat e saj dhe Hueyda është shumë e lumtur për këtë fakt. Duke qenë se është dhe fëmija i saj i vetëm, Hueyda e cilëson Gabrielin si frymëzimin dhe forcën e saj për të ecur përpara në jetë.

Për pak vite është e sigurt që Gabrieli do të jetë mbështetja më e madhe e Hueydës dhe prandaj ajo duhet të ndihet me shumë fat për këtë gjë.