“NËSE AI DO TË ISHTE SOT…”/ Ajola Xoxa dedikim prekës ndaj të atit (FOTO) – AlpeGossip
“NËSE AI DO TË ISHTE SOT…”/ Ajola Xoxa dedikim prekës ndaj të atit (FOTO)

“NËSE AI DO TË ISHTE SOT…”/ Ajola Xoxa dedikim prekës ndaj të atit (FOTO)

Pas humbjes së të atit, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, herë pas here bën në llogarinë e saj në Instagram dedikime nga më të ndryshmet të cilat vërtet janë mjaft të ndjera dhe prekëse.

I fundit ka qenë pikërisht ditën e sotme, në një datë të shënuar për familjen e saj.

“Gëzuar ditëlindjen shpirti bukur. Të lutem gjej një mënyrë të kthehesh tek unë’.

Kështu shkruan Xoxa në foton e fundit të postuar me të atin e ndjerë, ku shihet duke e përqafuar atë përpara një torte ditëlindjeje.

Nëse ai do të ishte sot, do të festonte ditëlindjen e radhës, prandaj Ajola i bëri një dedikim kaq prekës.

Publicisti i njohur Arben Xoxa u nda nga jeta në 24 shkurt të këtij viti pas një beteje me një sëmundje të rëndë.