Një tjetër dasmë VIP/ Moderatorja shqiptare martohet këtë të diel në tarracën e Bashkisë (FOTO) – AlpeGossip
Një tjetër dasmë VIP/ Moderatorja shqiptare martohet këtë të diel në tarracën e Bashkisë (FOTO)

Një tjetër dasmë VIP/ Moderatorja shqiptare martohet këtë të diel në tarracën e Bashkisë (FOTO)

Ky ka qenë viti i dasmave VIP dhe për çudinë tonë dhe tuajën, dasmat nuk kanë mbaruar ende.

Moderatorja e njohur e “Digitalb”, Vilma Masha do të martohet këtë të diel.

“Politiko.al” shkruan se ceremonia e gazetares së njohur, që do të mbahet këtë fundjavë, do të jetë shumë private.

Ajo pritet të mbahet në tarracën e Bashkisë së Tiranës, ku moderatorja do të thotë ‘po’ para kryebashkiakut, Erion Veliaj.

Burme për median bëjnë me dije se prezentë do të jenë edhe personazhe të njohur të televizionit e më gjerë.

Vilma ka folur për herë të parë në mars për të dashurinë e saj, me të cilin ka një lidhje 4-vjeçare.

“Ai ka mbaruar ‘Shkenca Politike’ në Romë dhe aktualisht punon në bankë”, tha Vilma gjatë intervistës për emisionin “Në shtëpinë tonë”.

Moderatorja simpatike, e cila ka qenë ndër miset e para shqiptare, rrëfeu gjatë intervistës se, ata janë sot bashkë falë mirëkuptimit që kanë për njëri-tjetrin dhe profesionet e tyre.

“Ka ndikuar edhe jetesa jashtë. Ai ka jetuar në Romë për 13 vite dhe ka një ndjesi tjetër ndaj femrës. Ai nuk ndihet xheloz ndaj meje. Unë besoj se xhelozia ka shkak, ndërsa njerëzit që e kanë të tepruar kanë probleme me veten”, tha moderatorja.