MË NË FUND/ Soni Malaj dhe Elia Zaharia japin lajmin që kemi pritur gjithë këto vite – AlpeGossip
MË NË FUND/ Soni Malaj dhe Elia Zaharia japin lajmin që kemi pritur gjithë këto vite

MË NË FUND/ Soni Malaj dhe Elia Zaharia japin lajmin që kemi pritur gjithë këto vite

“Spirit Voice” janë grupi i parë shqiptar i muzikës pop vetëm me vajza. Njëherësh, edhe i fundit.

Vajzat që në vitet ’90 u mbiquajtën “Spice Girls-at shqiptare”, mesa duket do të rikthehen shumë shpejt me një projekt të ri; kështu la të kuptohej Soni Malaj sot, gjatë koncertit të saj tek Amfiteatri i Tiranës.

“Surpriza është ribashkimi i grupit “Spirit Voice”’, u shpreh Soni gjatë koncertit, siç shkruan revista “Who”.

Ndër të ftuarat speciale të koncertit ishte Elia Zaharia, tanimë e njohur si princesha e Shqipërisë por në fakt, ajo nuk është shkëputur nga aktrimi dhe siç duket, të qenit bashkëshorte e princit Leka nuk do ta pengojë të jetë pjesë aktive në ribashkimin e grupit me të cilin u bë e njohur.

E ndërsa pjestaret e tjera Larisa Haxhi dhe Angjelina Gilardi nuk mundën të ishin të pranishme, Dorina Tiko e përshëndeti publikun e koncertit virtualisht, duke premtuar se do të kthehej.

Soni, Elia dhe Dorina u rikthyen në skenë 6 vite më parë, si të ftuara speciale në spektaklin “100 vjet muzikë”, bashkë me klarinetistin Keli, i cili i ka qenë pjesë e performancave më të hershme të “Spirit Voice”.

Megjithatë, këtë herë presim që vajzat të rikthehen të gjitha dhe me këngë të reja, po aq fiksuese sa “Fuoristrada”.