TAYNA BËHET NOSTALGJIKE/ Ndan me ndjekësit kombinimet e saj më të preferuara gjatë koncerteve apo xhirimeve (FOTOT) – AlpeGossip
TAYNA BËHET NOSTALGJIKE/ Ndan me ndjekësit kombinimet e saj më të preferuara gjatë koncerteve apo xhirimeve (FOTOT)

TAYNA BËHET NOSTALGJIKE/ Ndan me ndjekësit kombinimet e saj më të preferuara gjatë koncerteve apo xhirimeve (FOTOT)

Këngëtarja kosovare, Tayna është shfaqur përherë në formë shumë të mirë fizike, detaj ky që nuk i ka shpëtuar as syrit të ndjekësve, të cilët e kanë komplimentuar gjithmonë për pamjen e saj.
Së fundmi reperja ka vendosur të kthejë kohën pas dhe të ndajë në llogarinë e saj disa nga ‘look-et’ e preferuara gjatë koncerteve apo eventeve të ndryshme, ku si çdo herë tjetër bien në sy format e saj.
Hera herës sportive, herë të tjera ekstravagante dhe seksi, Tayna ka ditur se si të marrë vëmendjen e ndjekësve me veshjet që ka zgjedhur në projektet muzikore apo koncertet e saj.
Edhe në projektin e fundit muzikor, reperja vendosi të shfaqet në stilin ‘country girl’ me kapelen në kokë dhe ‘makeup-in’ perfekt. Kujtojmë se Tayna është shfaqur përherë ndryshe nga njëri videoklip në tjetrin duke shkaktuar përherë shumë komentë në rrjetet sociale për format fizike dhe pozat provokuese.