“JAM GAY DHE KRENAR”/ Grimieri më i famshëm në botë që i dha një mesazh të mirë SHQIPTARËVE TË TIJ! – AlpeGossip
“JAM GAY DHE KRENAR”/ Grimieri më i famshëm në botë që i dha një mesazh të mirë SHQIPTARËVE TË TIJ!

“JAM GAY DHE KRENAR”/ Grimieri më i famshëm në botë që i dha një mesazh të mirë SHQIPTARËVE TË TIJ!

Dy ditë më parë, grimieri i njohur shqiptar Mario Dedivanovic, që gjithashtu njihet dhe si grimieri i famshëm i Kim Kardashian, fitoi çmimin ”American Influencer Awards 2019″. Eventi u zhvillua në Dolby Theatre, Los Angeles ku shumë personazhe të njohur dhe ikona të bukurisë ishin të ftuar.

“Dua gjithashtu të them diçka për motrat dhe vëllezërit e mi shqiptarë. Gjakun tim. Ju kërkoj të gjithëve të hapni sytë dhe zemrën! Sepse shumë fëmijë në botë po rriten mes frikërash dhe mes dhimbjes, si unë dikur. Shumë të tjerë mendojnë të vrasin veten, si unë. Ata kanë frikë të jenë ndryshe për shkak të kulturës dhe mendimit, se familja do t’i paragjykojë. Fëmijë të vegjël janë të frikësuar se prindërit e tyre, vëllezërit, kushërinjtë s’do t’i pranojnë, thjesht sepse kanë lindur ndryshe.

Ne s’jemi ndryshe. Jemi njësoj si gjithë të tjerët, të drejtuar nga dëshira për t’u dashur. Me të drejta të barabarta për të qenë të lumtur. Sot, për herë të parë, qëndroj me shumë krenari si 37-vjeçar gay! Dhe në fund të ditës, ndihem i lumtur sepse jam unë. Babi, edhe një gjë tjetër. Të dua po aq shumë sa mamin!”

Në këtë fjalim të tij, përveç se artisti shqiptar ka bërë deklaratën e madhe lidhur me preferencat e tij seksuale(gjë që u pëlqye dhe u vlerësua nga pjesa më e madhe e njerëzve), ka zgjedhur gjithashtu të përcjellë një mesazh lidhur me rrënjët e thella të mentalitetit shqiptar.

Mario, me anë të këtij fjalimi gjeti rastin ti bëjë thirrje të gjithë shqiptarëve, që përshkak të mentaliteteve dhe tabuve, vuajnë për të shprehur veten e tyre. Si një ”viktimë” e paragjykimeve dhe kulturës së vendit tonë, Mario më mirë se të gjithë, di se për çfarë kanë nevojë të rinjtë e Shqipërisë.

Ata kanë nevojë të rriten dhe të luftojnë për gjërat që duan pa qenë të ndrydhur nga mendimet e shoqërisë. Duhet të mos kenë frikë të jenë unik dhe të veçantë në mënyrën siç janë.

Në kohët ku jetojmë, pavarësisht se kemi ndryshuar sadopak për mirë, fenomene të paragjykimit vazhdojnë të ekzistojnë, sepse është shumë e vështirë që një shoqëri dhe popull të ndrydhur për vite me rradhë, ta kthejmë në mendjehapur sa hap e mbyll sytë.

Janë pikërisht të rinjtë ata që e kanë në dorë rigjenerimin e kësaj shoqërie duke e kthyer atë në të shëndetshme për të gjithë. Mario Dedivanonic është shembulli konkret i një fëmije të rritur me frikëra dhe në pamundësi për të shijuar jetën e tij ashtu siç ai do, dhe kjo përshkak të druajtjes se mos shoqëria ose familjarët nuk do ta pranojnë.

Duhet të kuptojmë se diversiteti është gjëja më e bukur që mund ti ndodhë një vendi, dhe jo vetëm që nuk duhet paragjykuar askush, por duhet të kemi parasysh të mësojmë diçka të re nga gjithkush. Secili është unik në mënyrën e tij dhe të gjithë duhen pranuar ashtu siç kanë ardhur në këtë jetë sepse askund, nuk ka asnjë rregull të shkruar për shembullin e njeriut perfekt!

Këtë mesazh, Mario diti ta përcjellë në mënyrën më emocionuese që u shoqërua nga duartrokitje të shumta, brenda e jashtë sallës së eventit, në Amerikë e jashtë Amerikës.

Ende jo në Shqipëri, arsyet e së cilës mund ta kuptojmë nga çfarë shkruajtëm më lart.

E megjithatë jemi të lumtur, sepse ato duartrokitje, nënkuptojnë gatishmërinë e të gjithëve për të shkulur rrënjët e thella, që thjesht do të na mbërthejnë më shumë në tokë, në pamundësi për të na lënë të lirë të fluturojmë drejt qiellit të 7-të! /AlpeGossip.al