PAS PREZANTIMIT TË LIBRIT/ Ermal Mamaqi flet për përplasjen me Iva Tiçon: Ndjej keqardhje që njerëzit shprehen kështu – AlpeGossip
PAS PREZANTIMIT TË LIBRIT/ Ermal Mamaqi flet për përplasjen me Iva Tiçon: Ndjej keqardhje që njerëzit shprehen kështu

PAS PREZANTIMIT TË LIBRIT/ Ermal Mamaqi flet për përplasjen me Iva Tiçon: Ndjej keqardhje që njerëzit shprehen kështu

Ermal Mamaqi prezantoi së fundmi librin e tij të parë me titull “Në garë me veten”. Pas eksperiencës së tij të gjatë me trajnimet mbi suksesin, Ermali këtë herë vjen me një libër motivues që do të nxisë lexuesit të bëhen versioni më i mirë i vetes duke mësuar hapat sesi të arrijnë suksesin dhe qëllimet. Ermali tregoi se në libër ka përmbledhur të gjithë eksperiencën e tij, përvojën në jetë, biznes dhe marrëdhënie, çdo sfidë, mendim e mësim që ka marrë gjatë dhjetra viteve. Përpos komenteve të shumta që e urojnë Ermalin, në sy ra komenti me ironi i gazetares Iva Tiço, të cilës Ermali i ktheu përgjigje dhe mes tyre ndodhi një përplasje virtuale me komente.

Ermal Mamaqi flet për përplasjen me Iva Tiçon: Ndjej keqardhje

I ftuar në “ABC e Pasdites”, Ermali ka treguar se ndjen keqardhje që njerëzit shprehen kështu për librin ende pa e lexuar e sidomos nga Iva, të cilën e njeh.

Ermal Mamaqi flet për përplasjen me Iva Tiçon: Ndjej keqardhje

“Më erdhi keq që ajo ishte shprehur ashtu duke ironizuar mua dhe trajnimet e mia, sepse në fund të ditës njerëzit duhet ta kuptojnë që pavarësisht nëse nuk i pëlqen kjo që unë bëj, ky është një biznes dhe kur ti më sulmon biznesin do të thotë që po vë në rrezik rrogën e 40 familjeve, përfshirë dhe timen. Sigurisht unë nuk do ndihem mirë dhe do dal në mbrojtje. Kjo është një nga gjërat më të fuqishme që kam bërë ndonjëherë, është misioni i jetës sime. Janë disa momente që shfrytëzohen për marketing megjithëse keqardhjen që kam kur disa njerez shprehen kështu, sidomos Ivën që e njoh. Nuk ka rëndësi se çfarë flitet, rëndësi ka që flitet. Do shqetësohesha nëse komentet për librin do vini mbasi do ta kishin lexuar librin. Kjo është çudia, që ti sulmohesh pse e ke marrë guximin apo vendimin që ta shkruash. ‘Pse e bërë ti këtë?’ Me shumë dashuri e pres kritiken dhe jam shumë i hapur të mos kem qëlluar në shenjë. Dhe është shumë në rregull, është libri im i parë. Por që të gjuhem dhe të shahem përse e kam bërë një libër kjo është e çuditshme. Në të gjithë botën ka aktorë, komedianë, sportistë, të cilët kanë shkruar librat e tyre dhe nuk besoj se kanë pasur kritika të kësaj natyre, të nivelit të kafeve ‘kur u bë ky”, tha Ermali.