Thanë se Adelina i vendosi emër SHQIPTAR djalit, por zbulohet kuptimi i tij i vërtet (FOTO) – AlpeGossip
Thanë se Adelina i vendosi emër SHQIPTAR djalit, por zbulohet kuptimi i tij i vërtet (FOTO)

Thanë se Adelina i vendosi emër SHQIPTAR djalit, por zbulohet kuptimi i tij i vërtet (FOTO)

Pak javë më parë Adelina Tahiri solli në jetë fëmijën e saj të parë, fryt i dashurisë me avokatin maqedonas Serjoza Markov. Pak ditë para lindjes, Adelina mbajti edhe festën “baby shower” ku zbuloi edhe emrin e vogëlushit të cilin çifti e quajti Jon.

U tha se Adelina ja vendosi djalit këtë emër shqiptar për t’i mbyllur gojën të gjithëve atyre që e kritikuan për martesën me maqedonasin. Por e vërteta qëndron ndryshe.

Në një intervisë për “Prive”, Adelina ka zbuluar se emri nuk ka të bëjë fare me kombësinë, por ka një histori tjetër.

“Babai i burrit ka lindur në Greqi, në anën e detit Jon dhe i ka rrënjët nga atje. Për këtë arsye nga deti Jon e kemi marrë emrin dhe është emër internacional mbi të gjitha. Edhe pse ne shqiptarët e përdorim si emër tonin. Për mua emrin nuk duhet të ketë paragjykime. Emri duhet të tingëllojë bukur që ta mbajë tërë jetën dhe mua më pëlqen me mbiemrin, Jon Markov, është i shkurtër. Nuk ka prapavijë shqiptare apo maqedonase apo greke. Thjesht është emër i bukur. Nuk ka të bëjë me shqiptarizmin, as me maqedonizmin, as me greqizmin. Emri mendoj duhet të jetë i bukur që të ketë domethënie dhe të jetë i shkurtër dhe i kapshëm për veshin kështu që për gjëra të tjera, gjithçka është personale”, u shpreh Adelina.