NGA BANANET TE KËRCIMI MBI TAVOLINË/ Brenda festës së çmendur të Monika Lubonjës – AlpeGossip
NGA BANANET TE KËRCIMI MBI TAVOLINË/ Brenda festës së çmendur të Monika Lubonjës

NGA BANANET TE KËRCIMI MBI TAVOLINË/ Brenda festës së çmendur të Monika Lubonjës

Aktorja e njohur e humorit, Monika Lubonja festoi me datë 13 Prill ditëlindjen. Ajo mbushi 54 vjeç dhe në ditën e saj të veçantë nuk munguan urimet e shumta.

 

Mbrëmjen e djeshme Monika ka organizuar një festë ku ka mbledhur të gjithë miqtë e familjarët. Ajo i ka ftuar dhe ish-banorët e “Big Brother VIP”, ku duket se disa prej tyre kanë munguar.

Një tjetër i ftuar në festën e çmendur të Monikës ka qenë dhe piloti Arbër Xhaja, me të cilin u njoh gjatë qëndrimit në Big Brother. Dyshja kanë kërcyer me këngën “Piloti i zemrës”.

Duket se Monika ka kaluar një mbrëmje magjike me të dashurit e saj. Si gjithmonë, shumë energjike, aktorja ka kërcyer dhe mbi tavolina.

Një detaj tjetër që është vënë re në festën e saj janë bananet e shumta. Aktorja tregoi në “Big Brother VIP” dashurinë e saj të madhe për këtë frut.