“GJETI TENXHERJA KAPAKUN”/ Klea Huta dedikim të pazakontë dashurie për Elgitin – AlpeGossip
“GJETI TENXHERJA KAPAKUN”/  Klea Huta dedikim të pazakontë dashurie për Elgitin

“GJETI TENXHERJA KAPAKUN”/ Klea Huta dedikim të pazakontë dashurie për Elgitin

Moderatorja shumë e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar, Klea Huta, është një ndër personazhet më të komentuar në media, e cila prej më shumë se një viti ka marrë vëmendjen e të gjithëve me lidhjen e saj me producentin Elgit Doda.
Çifti vendosi t’a mbante marrëdhënien plot një vit të fshehtë, duke treguar më pas gjithçka për publikun nëpërmjet një fotoje që fliste shumë.

E ftuar së fundmi në emisionin “Tempora” në “Ora News”, Klea ka shprehur publikisht dashurinë dhe mirënjohjen e madhe që ka për Elgitin, të cilin e quan shtyllën e tij të jetës. E pyetur nëse ai është ndopak i mirë, ajo është përgjigjur:

“U qyqa mashalla. Ne ta themi shqip fare, ka gjetur tenxherja kapakun. E kam të vështirë ti them gjërat kështu për njerëzit që kam shumë afër vetes por realisht Elgitin dua ta falënderoj nga shpirti për gjithë përkrahjen dhe mbështetjen që kam pasur prej tij për projektin që realizuam bashkë. Po të mos kisha Gitin dhe familjen time do e kisha të vështirë për ta realizuar. Janë shtyllat e mia.”

Klea gjithashtu ka zbuluar pse çifti e mbajti fillimisht të fshehtë lidhjen.

“Foton e zgjodhi Elgiti. Donte ta hidhnim bardh e zi sepse ai vdes për këto lloj fotosh. Unë nuk i kam qejf por pastaj filluam të më pëlqenin. Dy njerëz të rinj siç jemi unë edhe Elgiti pa e konkluduar më parë marrëdhënien nuk mund të dalim hapur dhe të themi që jemi bashkë. Foton e kemi hedhur pas një viti lidhje. Se ne ishim të sigurt, tani jemi bashkë dhe ta hedhim këtë foto.”- ka treguar Klea.