Festa e ditëlindjes përfundoi në tragjedi/ Përplasja e limuzinës i mori jetën 20 të rinjve - AlpeGossip
Festa e ditëlindjes përfundoi në tragjedi/ Përplasja e limuzinës i mori jetën 20 të rinjve

Festa e ditëlindjes përfundoi në tragjedi/ Përplasja e limuzinës i mori jetën 20 të rinjve

Një aksident i rëndë ka tronditur pak orë më parë New York-un. Teksa shkonte drejt një feste ditëlindjeje, një limuzinë me shumë pasagjerë është përplasur me një tjetër mjet dhe deri më tani kanë humbur jetën 20 të ftuar.

Ndonëse ende nuk dihen shkaqet, thuhet se limuzina që mbante të rinjtë ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë.
Sipas BBC-së mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth 40 kilometra larg qytetit Albany në New York. Limuzina që transportonte njerëzit drejt festës, mësohet të ketë përplasur edhe kalimtare, por ende nuk dihet se sa nga viktimat nuk ishin brenda automjeteve dhe sa të tjerë në këmbë.

Nga dëshmitë e para thueht se ka patur shumë çifte të rinjsh. Të gjithë ishin nisur për të festuar 30-vjetorin e njërit prej miqve që ishte martuar një muaj më parë, por as ai dhe as nusja nuk ja dolën të mbijetonin.

Ky aksident është cilësuar nga autoritetet si më tragjiku që nga viti 2009.