20 vite “Kënga magjike”/ Zbulohet juria e festivalit (FOTO) – AlpeGossip
20 vite “Kënga magjike”/ Zbulohet juria e festivalit (FOTO)

20 vite “Kënga magjike”/ Zbulohet juria e festivalit (FOTO)

Sot në emisionin “E diela Shqiptare” është zbuluar juria e festivalit “Kënga magjike” 2018.

Manjola Nallbani, Orgesa Zaimi, Orinda Huta, Arben Skënderi dhe Armend Rexhepagiq. Këta janë emrat e njohur të artistëve që stafi organizativ i festivalit ka përzgjedhur për t’i vendosur në pozitën e anëtarëve të jurisë.

Prej pak vitesh formula e organizimit të Këngës Magjike është ndarë në dy hapsira që iu dedikohen artistëve të rinj dhe artistëve të mëdhenj që do të marrin pjesë në festival.

Aktualisht anëtarët e kësaj jurie po vlerësojnë artistët e rinj, që dëshirojnë t’i bashkohen zërave më të dashur të muzikës shqiptare në netët e festivalit që do të mbahet për të njëzetin vit radhazi në “Pallatin e Kongreseve”.