E FRIKSHME/ Roza Lati flet për dëshirën e të qenurit “Piter Pan” dhe ekziston një sindromë që mban këtë emër – AlpeGossip
E FRIKSHME/ Roza Lati flet për dëshirën e të qenurit “Piter Pan”  dhe ekziston një sindromë që mban këtë emër

E FRIKSHME/ Roza Lati flet për dëshirën e të qenurit “Piter Pan” dhe ekziston një sindromë që mban këtë emër

Roza Lati ndan çdo ditë të sajën me ndjekësit duke komunikuar hapur me ta në sajë të profilit personal në ‘Instagram’. Nga televizioni, tek darkat me miqtë, bukuroshja e ekranit nuk nguron të zgjedhë detaje interesante për t’i ndarë me fansat.

Mëngjesin e sotëm ajo ka treguar një dhuratë që ka marrë nga miku i saj Niko Komani. Ora që ka publikuar në ‘InstaStory’ ka kuptim special për të, sepse lidhet me dëshirën që ka për të mos u rritur kurrë. “Unë jam përgjithmonë Piter Pan, që tek zilja e zgjimit që kam dhuratë nga ai që më njeh më mirë se të gjithë”,-ka shkruar Roza.

Siç kuptohet detajet e shkëputur nga filmat vizatimorë e kthejnë pas në kohë moderatoren dhe i kujtojnë fëmijërinë.

Por e dinit që ekziston edhe një sindromë që mban emrin ‘Piter Pan’? Ajo është frymëzuar nga filmi vizatimor me të njëjtin emër, i cili tregon historinë e një djali që nuk rritet kurrë. Nga ana teorike njihet si një gjendje mendore e një individi që nxit dëshirën për të mos u rritur kurrë.

Ka shumë shkencëtarë që nuk e pranojnë këtë sindromë, pasi sipas tyre nuk ka bazë shkencore, por ka edhe të tjerë që e lidhin me sjellje të caktuara të personave të rritur. Lidhur me këtë gjendje janë realizuar edhe shumë filma.