TË DASHURUAR SI DITËN E PARË/ Bieta dhe Albani filmohen rrugëve të Tiranës – AlpeGossip
TË DASHURUAR SI DITËN E PARË/ Bieta dhe Albani filmohen rrugëve të Tiranës

TË DASHURUAR SI DITËN E PARË/ Bieta dhe Albani filmohen rrugëve të Tiranës

Alban Dudushi dhe Bieta Sulo janë ndër figurat më të njohura të ekranit dhe ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar, të cilët nuk ngurrojnë të ndajnë herë pas here me fansat në Instagram momente të ngrohta në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe dedikime romantike.

Mirëpo, rrjetet sociale dhe televizioni nuk janë të vetmet vende ku Bieta dhe Albani e shfaqin dashurinë. Së fundmi, çifti është fotografuar nga “Revista Bordo” teksa ecnin së bashku rrugëve të Tiranës.

Në fotot e publikuara, ata shëtisin të kapur për dore me njëri-tjetrin, duke u dukur të dashuruar si në ditën e parë.