PAS KUNJAVE NË RRJET/ Olta bën veprimin e papritur ndaj Luanës – AlpeGossip
PAS KUNJAVE NË RRJET/ Olta bën veprimin e papritur ndaj Luanës

PAS KUNJAVE NË RRJET/ Olta bën veprimin e papritur ndaj Luanës

Luana u përmend në spektaklin e mbrëmjes së premte në “Dancing With The Stars” dhe kaq u desh të niste zhurma mediatike. Komenti i Oltës ndaj Luanës ishte për këngën e saj “Benzina”. Pas performancës së Gracianos dhe Atalantës nën ritmet e këngës “Gasolina”, Olta Gixhari ironizoi duke thënë se këtë këngë mund t’a kishin vendosur në versionin shqip. Në këtë moment ajo nxori celularin dhe vendosi në Youtube këngën “Benzina” të Luana Vjollcës, ndërsa skena shpërtheu në të qeshura.

Luana reagoi menjëherë duke postuar një video me momentet nga “Love Island”, teksa në sfond kishte vendosur këngën “Benzina”, duke treguar direkt se e ka me Olta Gixharin.

Por Olta pas kësaj ka bërë një veprim të papritur duke komentuar në postimin e Luanës, si për t’i treguar se nuk ka asgjë me të.
“Ka lezet kështu ti vesh benzinën”, i ka shkruar Olta Luanës.