KOHA E ÇIZMEVE TË GJATA/ 5 tendencat që do të dominojnë këtë dimër – AlpeGossip
KOHA E ÇIZMEVE TË GJATA/ 5 tendencat që do të dominojnë këtë dimër

KOHA E ÇIZMEVE TË GJATA/ 5 tendencat që do të dominojnë këtë dimër

Mirë se vini në sezonin e çizmeve! Po, është ajo kohë e vitit kur çizmet janë veshjet e domosdoshme të këmbëve. Ndërsa ato klasike do të jenë gjithmonë një element i besueshëm për të kompletuar me stil çdo veshje, ka gjithashtu shumë tendenca të reja për t’u eksploruar këtë sezon.

Me xhinse, me funde, me pantallona të shkurtra apo me gjithçka tjetër, çizmet e gjata janë një surprizë e këtij dimri dhe disa prej tyre, ju duhet patjetër t’i njihni.

Çizmet e gjata janë, pa dyshim, silueta e sezonit, kur bëhet fjalë për tendencat e reja. Kuptohet, ka një numër të pafundëm modelesh për të zgjedhur.

Stilet me “croc” prej lëkure prezantojnë një prej tendencave më të pëlqyera, por edhe çizmet stil “biker” do t’jua shtojnë atmosferën gjatë këtij dimri.

 

 

Pikërisht në kohën e sezonit festiv, çizmet e festave – dizajnet metalike, argjendi dhe ari, me taka që do të transformojnë çdo veshje, janë gjithashtu për t’u marrë në konsideratë.

Cilado qoftë preferenca juaj personale – qoftë minimaliste apo maksimaliste – do të ketë një tendencë që ju përshtatet.

Zbuloni zgjedhjen në këto pesë tendenca të çizmeve, propozuar nga disa prej editorëve më të njohur të modës.

1. Efekti “croc”

Nëse ka një çizme që mund ta bëjë një veshje të duket elegante pa mundim, ajo është një çizme lëkure me “croc”. Me sasinë e duhur të shkëlqimit, këto modele shtojnë elegancën në një pamje minimaliste.

2. Perëndimor

Është një stil që nuk ikën kurrë nga moda, veçanërisht këtë vit, është në trend. Kombinojini këto çizme me pantallona apo fustane të gjata për një pamje të hijshme.

3. Çizmet festive

Festa do një palë çizme metalike, gati për pistën e vallëzimit në ngjyrë ari ose argjendi. Në fakt, siç dëshmojnë emrat më në zë të modës, këto çizme të thjeshta mund të funksionojnë edhe për veshjen e ditës, duke i shtuar një prekje vezulluese një veshjeje me nuanca të errëta.

4. Çizmet “biker”

Këto modele çizmesh mund t’i shtojnë një detaj “të fortë” edhe veshjes më delikate. Përqafoni kontrastin duke i stiluar me pantallona të shkurtra mëndafshi ose fustane të lehta.

4. Çizmet me shkëlqim

Këtë dimër, çizmet me shkëlqim janë stili “du jour” (i ditës), duke shtuar një kontrast me kombinime më të buta, si kamoshi dhe leshi.