Pasi Elvana publikoi klipin, a po e thumbon Liberta me këto fjalë? (FOTO) – AlpeGossip
Pasi Elvana publikoi klipin, a po e thumbon Liberta me këto fjalë? (FOTO)

Pasi Elvana publikoi klipin, a po e thumbon Liberta me këto fjalë? (FOTO)

Nuk është hera e parë që moderatorja kosovare ngjall kuriozitet me postimet që bën në Instastorie.

Madje ndjekësit e rregullt kanë hamendësuar se një pjesë e mirë e tyre i drejtoheshin dikur mikes, sot rivales së saj, Elvana Gjatës.

Pasi Elvana dhe Flori u ndanë, Liberta Spahiu u fol se kishte nisur një lidhje me këtë të fundit. Dyshja janë parë disa herë bashkë, madje edhe për faktin që Flori mori shtëpi në Prishtinë, u fol se arsyeja ishte Liberta. Por asnjëri prej tyre as ka pohuar as ka mohuar asgjë. Mirëpo ndjekësit e tyre e dinë se Elvana dhe Liberta nga mike tashmë mund të quhen dy rivale. Edhe pse vazhdojnë ta ndjekin njëra-tjetrën në Instagram, thumbimet mes tyre arrijnë t’i kuptojnë pak persona. Edhe këtë herë Liberta ka krijuar historinë e saj me nota të theksuara ironike, në Instastorie. Edhe pse në fund e trajton si diçka me shaka, ne e dimë që shakaja është gjysma e së vërtetës.