NUK E GJETI DASHURINË NË “PËR’PUTHEN”/ Por dikush i paska marrë zemrën Anës jashtë emisionit – AlpeGossip
NUK E GJETI DASHURINË NË “PËR’PUTHEN”/ Por dikush i paska marrë zemrën Anës jashtë emisionit

NUK E GJETI DASHURINË NË “PËR’PUTHEN”/ Por dikush i paska marrë zemrën Anës jashtë emisionit

Në “Për’puthen” janë rikthyer edhe njëherë ish-konkurrentët e programit, të cilët kanë zbuluar detaje nga jeta e tyre pas daljes nga emisioni si dhe kanë diskutuar mbi gjërat e mbetura pezull.

E pyetur nga Bora, Ana Kauri ka zbuluar se ndihet e plotësuar dhe se në jetën e saj ka hyrë dikush, për të cilin nuk ka preferuar që të japë detaje.

Ana Kauri: Mua më pëlqen që jeta ime të mbetet e izoluar. Unë erdha në emision për një histori që unë do të krijoja këtu, por kjo nuk do të thotë që unë tani do të ftohem në emisione dhe do të flas për jetën time private. Mua këto lajme relalisht nuk më pëlqejnë.

Bora Zemani: Je e lidhur Ana?

Ana Kauri: Ndihem shumë mirë, ndihem e plotësuar.

Bora Zemani: Je e lidhur?

Ana Kauri: Ndihem e plotësuar.

Bora Zemani: Po kur u plotësove Ana, menjëherë pas daljes nga “Për’puthen”?

Ana Kauri: Jo. Kur kam dalë kam qenë shumë e konfuzuar, kam pasur shumë tension, por rrugës çdo gjë shërohet.