ROBERTI FESTON DITËLINDJEN/ Urimin më të veçantë e mori nga e bija e tij – AlpeGossip
ROBERTI FESTON DITËLINDJEN/ Urimin më të veçantë e mori nga e bija e tij

ROBERTI FESTON DITËLINDJEN/ Urimin më të veçantë e mori nga e bija e tij

Ditën e sotme këngëtari i njohur, Robert Berisha feston ditëlindjen.

Ai mbush 43 vjeç dhe duhet thënë se nuk tregon aspak moshën.

Në këtë ditë, ai ka marrë urime të shumta nga kolegët dhe fansat dhe të gjithë i ka ripostuar në profilin e tij.

Mes tyre është edhe urimi më i veçantë, ai që i ka bërë vogëlushja e tij.

Nëpërmjet një videoje Renee i këndon të atit këngën e ditëlindjes dhe në një pjesë e quan ‘babai më i mirë’.

Kujtojmë se pas ndarjes vogëlushja jeton me nënën e saj, Norën megjithatë ruan marrëdhënie shumë të afërta edhe me të atin.

Pak ditë më para ajo kaloi edhe pushime dimërore së bashku me dy prindërit.