Ditën e sotme është hedhur shorteu i “Eurovizion 2020” aty ku është bërë e ditur renditja e performancave.
Gjatë ceremonisë ishin të pranishëm përfaqësues të shteteve ku “Eurovision”-i u zhvillua vitin e kaluar, dhe ata të shtetit ku kompeticioni do zhvillohet këtë vit.
Shqipëria e cila këtë vit prezantohet nga Arilena Ara me këngën “Shaj”, do performojë në natën e dytë gjysmëfinale dhe u rendit e 18-ta në rradhë.
Nderkohe shtetet si: Gjermania, Italia, Holanda, Franca, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar, bëhen pjesë e finales automatikisht.
Nata e parë gjysmëfinale mbahet më 12 maj, nata e dytë më 14 maj, ndërsa finalja e madhe mbahet më 16 maj në Roterdam.