A bëhet xheloze gruaja për të? Gena habit me përgjigjen e tij: Ajo kur unë… – AlpeGossip
A bëhet xheloze gruaja për të? Gena habit me përgjigjen e tij: Ajo kur unë…

A bëhet xheloze gruaja për të? Gena habit me përgjigjen e tij: Ajo kur unë…

Duke qenë një nga artistët më të dashur për publikun, hitet e tij i dëgjon çdo grupmoshë dhe prej vitesh është aktivë me këngë e videoklipe, Gena ka edhe shumë oferta për të kënduar në koncerte brenda dhe jashtë vendit.

Mirëpo duke qenë jashtë vendit dhe larg bashkëshortes, kjo e fundit mund të ndihej xheloze për Genën, por këngëtari tregon të kundërtën.

Në një intervistë për gazetën “Paloma”, i pyetur nëse bashkëshortja e telefonon shpesh për ta marrë vesh me kë është, Gena përgjigjet se ajo nuk e bën këtë, madje pret që ta marrë vetë ai.

“Duket e çuditshme, në fakt nuk është aspak ashtu. Kur jam në koncertet jashtë shtetit ndodh që të jem shumë i lodhur, nuk më merr në telefon për të më shqetësuar dhe të më nxjerrë gjumin, por pret që ta marr unë. Prej kaq shumë vitesh kemi krijuar besim tek njëri-tjetri. Kam qenë me fat në këtë pjesë”, është shprehur këngëtari.