“ALKETA VEJSIU DHE VERA GRABOCKA MË MASHTRUAN”/ Këngëtarja: Çfarë më tha moderatorja në telefon – AlpeGossip
“ALKETA VEJSIU DHE VERA GRABOCKA MË MASHTRUAN”/ Këngëtarja: Çfarë më tha moderatorja në telefon

“ALKETA VEJSIU DHE VERA GRABOCKA MË MASHTRUAN”/ Këngëtarja: Çfarë më tha moderatorja në telefon

Këngëtarja Xhesika Polo ka zbuluar së fundmi hatërmbetjen me Vera Grabockën dhe Alketa Vejsiun. Ajo ka thënë se moderatorja e kishte ftuar të merrte pjesë në Festivalin e Këngës, në vitin që e drejtonte dhe më pas nuk ja pranoi.

“E kam prekur këtë pjesë edhe në momentin që u bë festivali, nuk mendoj që kam marrë trajtimin që mendoj se meritoja nga produksioni i “X Factor”. Kam shumë pak njërëz për të falenderuar për çdo gjë që kam arritur në jetë. Ai vit ka qenë viti që e mori Vera produksionin e “Festvalit të Këngës” e meqë më ftoi Alketa për një takim, më pas u hap edhe tema e festivalit. Dhe ajo më tha bëj një këngë. Unë e bëra këngën dhe mori çmim të parë në një festival në Maqedoni. Dhe nuk u futa… Pashë listën dhe pashë që nuk ishte emri im. Unë e mora Alketën në telefon me të gjithë të drejtën e kësaj dhe ata ma hodhën në kosh këtë investim që unë bëra me gjak e me mund”, u shpreh Xhesika te “Natën me Aulonën”.

Më tej, këngëtarja shton se Alketa e ka gënyer duke i thënë se kënga e saj doli tepër pasi kishte shumë këngë të bukura konkurrente.

“Alketa më tha kishte shumë këngë të bukura dhe kënga jote doli tepër. Unë i besova, ndonjëherë është më mirë të besosh një gënjeshtër se të gërmosh kot”, tha Polo.