DO BËHET NAMI/ Zbulohen çiftet që do të konkurrojnë në "Dance with me 6" - AlpeGossip
DO BËHET NAMI/ Zbulohen çiftet që do të konkurrojnë në  “Dance with me 6”

DO BËHET NAMI/ Zbulohen çiftet që do të konkurrojnë në “Dance with me 6”

Në 16 shtator do të nisë “Dance with me”, spektakli që na mban të hënave para ekranit dhe që publiku mezi po e pret. Pa nisur ende edicioni i gjashtë kanë filluar të zbulohen konkurrentët që do marrin pjesë.

“Blitz.al” ka zbuluar se këngëtarja Çiljeta Xhilaga do të jetë në çift me ish-konkurrentin e Big Brother Valer Kolnikajn.

Këngëtari Mateus Frroku do të jetë në çift me Eliona Pitarkën, aktoren e “Duplex”.

Pak ditë më parë “News 31” zbuloi edhe dy çifte konkurrente të edicionit të gjashtë. Kejvina Kthjella do të jetë në çift me Eduart Ndocajn ndërsa Era Rusi me moderatorin Florian Agalliu.

Një tjetër konkurrent do të jetë edhe moderatori i “Trokit”, Ermal Peçi.

Duke qenë se të gjithë këta personazhe janë shumë të komentuar në media e që kanë shkaktuar bujë pritet që ky edicion i “Dance with me” të jetë një show i vërtetë, plot me batuta, por edhe me zënka dhe sigurisht me shumë kërcime.