“TË KISHA SI VAJZËN TIME”/ Mesazhi i Zonjës Tefta perlot moderatoren e njohur – AlpeGossip
“TË KISHA SI VAJZËN TIME”/ Mesazhi i Zonjës Tefta perlot moderatoren e njohur

“TË KISHA SI VAJZËN TIME”/ Mesazhi i Zonjës Tefta perlot moderatoren e njohur

E ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5” ishte moderatorja e njohur Eneida Xhelili e cila ka një karrierë gati 15 vjeçare në televizion. Ajo la gjurmë me emisionet e gatimit, por ka vendosur të shkëputet nga televizioni dhe po shijon momentet me familjen.

Gjatë emisionit Eneida mori një mesazh nga Zonja Tefta, bashkëpunëtorja e saj prej disa vitesh.

“Kaluan shumë vite që kemi punuar bashkë, pothuajse 13 vjet në një marrëdhënie jashtëzakonisht të pastër, të bukur, serioze, të sinqertë. Vlerësoj shumë këtë marrëdhënie me Eneidën, pasi diferenca e moshës, ka bërë që ne mos të ndiejmë këtë diferencë, si Eneida ashtu dhe unë ndaj Eneidës. E kisha si vajzën time”, u shpreh Zonja Tefta ndërsa Eneida u perlot.