DUHET TI DINI/ Dhjetë produkte bukurie që i ka çdo modele - AlpeGossip
DUHET TI DINI/ Dhjetë produkte bukurie që i ka çdo modele

DUHET TI DINI/ Dhjetë produkte bukurie që i ka çdo modele

Çdo vit, në prapaskenat e shfaqjeve më të mëdha të modës, një tufë modelesh provojnë së pari rimelet, fondatinat, llakët më të rinj. Prandaj, mund t’u zëmë besë kur rekomandojnë diçka.

1. Bioderma Sensibio H2O

Parë në çantat e Malgosia Bela dhe Anais Mali, uji micelar i paaromatizuar nga Bioderma është heqësi më delikat dhe më efektiv i grimit.

2. Embryolisse Lait-Creme Concentre

Hidratuesi francez krijon një shkëlqim që e shihni vetëm pasi ktheheni nga dermatologu dhe ruan lagështinë e fytyrës pa shkaktuar yndyrë.

3. Biologique Recherche Lotion P50

Modelet që bëjnë trajtime në institutin ndaj kujdesit të lëkurës së Biologique Recherche nuk dalin pa një shishe locion P50 me vete. Eksfoliuesi kimik dhe toneri që balancon pehashin mban meritat për goxha lëkura të pacena në pasarela.

4. Homeoplasmine

Realizuar nga një miksim ekstraktesh bimësh, kjo pomadë dyllore është shërim për çdo irritim të lëkurës, duke nisur nga pickimet e insekteve e deri te ekzema – por është më efektiv se kurrë kur përdoret si zbutës buzësh.

5. Viviscal Extra Hair Nutrient Tablets

Ky stimulant/suplement për rritjen e flokëve përmban një përzierje proteinash detare dhe vitaminash për të nxitur rritjen e qimeve më të trasha e më të shëndetshme.

6. L’Oreal Elnett Satin Extra Strong Hold Hair Spray

Ky llak klasik preferohet nga të gjithë, që nga gjyshja e deri te supermodelet. Dhe prandaj është në këtë listë, sepse bën punën e tij.

7. Organic Unrefined Virgin Coconut Oil

Vaji i arrës së kokosit përdoret për hir të bukurisë, po aq sa përdoret për hir të shëndetit në kuzhinë. Modele si Miranda Kerr e përdorin si scrub për trupin e maskë për flokët.

8. RMS Beauty Livng Luminizer

Kur aplikohet në cepat e syrit, në majë të mollëzave, në mes të buzës së sipërme dhe në hundë, ky highlighter e bën lëkurën të shkëlqejë nga brenda, si të ishit Gisele Bundchen.

9. MAC Ruby Woo Lipstick

Kjo nuancë e të kuqes që s’është shumë blu, por as shumë portokalli është e kuqja universale që i shkon të gjithë toneve të lëkurës dhe nuk lëviz nga buzët pa dashur ju.

10. Maybelline Great Lash Lots of Lashes Mascara

Nëse modelet vënë vetëm pak grim, me shumë mundësi vënë vetëm rimel dhe ai rimel, me shumë mundësi është ky nga Maybelline që zgjat dhe trash qerpikët.