Zbuloni 4 trendet e çantave për sezonin vjeshtë-dimër (FOTO) – AlpeGossip
Zbuloni 4 trendet e çantave për sezonin vjeshtë-dimër (FOTO)

Zbuloni 4 trendet e çantave për sezonin vjeshtë-dimër (FOTO)

Me ndërrimin e stinëve, sigurisht që vijnë edhe trende të reja. Çantat janë një element mjaft i rëndësishëm i veshjes, prandaj femrat i kushtojnë gjithmonë shumë rëndësi. Për vjeshtën dhe dimrin e këtij viti, duket se vajzat do e kenë më të lehtë të zgjedhin, sepse trendet përfshijnë pothuajse çdo lloj stili. Nëse doni një çante praktike, një çantë lëkurë apo me ngjyrë është pikërisht koha për ta blerë tani.

Çantat me ‘lëkurë’ krokodili janë shumë trend për sezonin vjeshtë-dimër. Ky lloj materiali e bën çdo çantë të duket më e shtrenjtë dhe speciale.

Çantat në ngjyrë blu pudre janë një nga çelësat kryesorë për ‘look’-un tuaj të vjeshtës.

Këtë sezon do të kemi dhe një rikthim të çantave praktike XXL. Në vjeshtë dhe në dimër duhet të hiqni dorë nga çantat e vogla dhe të filloni të përdorni ato të mëdha.

 

Në të gjitha sfilatat e modës ajo që ka rënë shumë në sy është edhe trendi i çantave me printe kafshësh.