“BASHKËSHORTI IM…”/ Tolga u shtrua në spital pas infektimit me Covid, Almeda flet për gjendjen e tij shëndetësore (FOTO) – AlpeGossip
“BASHKËSHORTI IM…”/ Tolga u shtrua në spital pas infektimit me Covid, Almeda flet për gjendjen e tij shëndetësore (FOTO)

“BASHKËSHORTI IM…”/ Tolga u shtrua në spital pas infektimit me Covid, Almeda flet për gjendjen e tij shëndetësore (FOTO)

Pak ditë më parë aktori turk Tolgahan Sayisman tregoi se është infektuar me Koronavirus. “Sapo mësova se jam infektuar me Covid-19. Jam trajtuar në shtëpi për pak kohë. Testi i fundit që bëra rezultoi pozitiv. Mutacioni i ri i koronavirusit në fillim mund të mos dalë pozitiv në test. Ne vendosëm që të vazhdojmë trajtimin në spital. Tregoni kujdes”, shkroi ai në Instastory.

Së fundmi, Almeda ka bërë një status për të informuar ndjekësit në lidhje me gjendjen shëndetësore të aktorit. Ajo ka njoftuar se Tolga ka dalë nga spitali dhe po e vazhdon trajtimin në shtëpi. Po ashtu, Almeda ka zbuluar se është infektuar dhe vetë nga koronavirusi, së bashku me Efehanin.

“Përshëndetje të gjithëve! Po marr shumë mesazhe për situatën tonë dhe ju falenderoj të gjithëve për interesimin dhe shqetësimin tuaj. Për këtë arsye më duhet të bëj një shpjegim.

Si rezultat i testimeve, mësuam se djali ynë Efehean, unë dhe gjithë anëtarët e tjerë të shtëpisë jemi pozitiv me Covid-19. Meqë ra fjala, bashkëshorti im Tolgahan ka dalë nga spitali, trajtimi i tij vazhdon në shtëpi. Ju urojmë të gjithëve shëndet dhe ju këshillojmë të tregoni kujdes ndaj sëmundjes”, ka shkruar ajo.