“Qielli i Heshtur”/ Shfaqja që bëri bashkë policet e Bashkisë së Tiranës në Teatër (FOTO) – AlpeGossip
“Qielli i Heshtur”/ Shfaqja që bëri bashkë policet e Bashkisë së Tiranës në Teatër (FOTO)

“Qielli i Heshtur”/ Shfaqja që bëri bashkë policet e Bashkisë së Tiranës në Teatër (FOTO)

Ditën e sotme policet e Bashkisë së Tiranës janë mbledhur bashkë për të shkuar në Teatër.

Shfaqja që luhej sot në Teatrin Metropol ishte  “Qiell i Heshtur” nga Loren Gunderson.

“Qiell i Heshtur”, një komedi romantike, gjysmë biografike e shkruar nga Loren Gunderson, është shfaqje të cilën Teatri Metropol, me regji nga Armela Demaj, e rikthehu sërish në skenë pas kërkesave të shumta të publikut.

Këmbëngulja, energjia, pasioni dhe vizioni e bëjnë një vajzë nga Bostoni të ndjekë ëndrrën e saj. Historia mahnitëse e jetës së astronomes Henrieta Levit, (një nga astronomet e para në Harvardin e 1900-ës) dhe kolegeve të tjera që realizuan hartën e yjeve në univers, rikthehet përsëri në Tiranë.

“Qiell i Heshtur” është një ndodhi njerëzore, që i flet shoqërisë, dje dhe sot. Është nje vepër, e cila flet për marrëdhëniet familjare, besimin, fuqinë e mendjes dhe shpirtit, mbështetjen, solidaritetin dhe këmbënguljen për të kërkuar dritë në thellësitë e pandriçuara. Një vepër që eksploron marrëdhënien mes muzikës dhe matematikës, shkencës dhe besimit.
Kjo shfaqje rivjen në Metropol si një vlerësim për kontributin e këtyre grave që bën histori në botë dhe veprën që na lanë pas./AlpeNews.al/