RROFSHIN MIQTË/ Priyanka tregon mesazhin e parë që i nisi Nick Jonas në rrjetin social (VIDEO) – AlpeGossip
RROFSHIN MIQTË/ Priyanka tregon mesazhin e parë që i nisi Nick Jonas në rrjetin social (VIDEO)

RROFSHIN MIQTË/ Priyanka tregon mesazhin e parë që i nisi Nick Jonas në rrjetin social (VIDEO)

Pas organizimit të rreth pesë dasmave, më në fund Priyanka Chopra duket se mund të shijojë martesën e saj me këngëtarin Nick Jonas.

Aktorja indiane ishte e ftuar në emisionin “The Ellen DeGeneres Show”, për të folur për ceremoninë e kurorëzimit që zgjati tre ditë dhe jo vetëm.

“Përgjithësisht në dasmat indiane ka të paktën 1.000 të ftuar. Ne kishim vetëm 200 persona, shumica e tyre familjarë, sepse të dy kemi familje gjigande. Donim ta mbanim shumë private, vetëm familjet”, tha aktorja.

Priyanka shprehet se nëna e saj u mërzit, pasi nuk mundi t’i ftonte të gjithë ata që njihte.

Gjithashtu ajo foli edhe për mesazhet që shkëmbeu në rrjetet sociale me Nick-un. Aktorja tha se ata nuk kishin shumë informacione për karrierën e njëri-tjetrit, para se të njiheshin.

“Ai më shkroi mesazh në Twitter: ‘Kam dëgjuar që duhet të lidhemi. Kam dëgjuar nga miq të përbashkët që duhet të takohemi. Si mendon për këtë?’. Dhe unë isha me idenë, ‘Thjesht më shkruaj’”, tregon Priyanka Chopra.