SEZONI I GËSHTENJAVE/ Ja arsyet përse duhet t'i konsumoni - AlpeGossip
SEZONI I GËSHTENJAVE/ Ja arsyet përse duhet t’i konsumoni

SEZONI I GËSHTENJAVE/ Ja arsyet përse duhet t’i konsumoni

Gështenjat janë të përhapura në të gjithë botën. Deri më tani janë zbuluar disa lloje të saj dhe nëse do të mësoni vlerat ushqyese do t’i konsumoni edhe më shumë, pasi gështenjat janë një minierë e mbushur me vitamina.

Gështenjat përmbajnë shumë fibra dhe kjo ndihmon në procesin e tretjes dhe forcimin e kockave. Ato janë të pasura me antioksidantë dhe kalium, të cilat ndikojnë në mbrojtjen e zemrës.

Gjithashtu sasia e Vitaminës B që ndodhet në gështenja përmirëson funksionimin e trurit. Nëse konsumoni në sasi të konsiderueshme gjatë sezonit vjeshtë-dimër jeni të përgatitur që pjesën tjetër të vitit të mos keni probleme.