Lori Hoxha zbulon më në fund/ Ja përse Ledion Liço është zhdukur nga rrjetet sociale (FOTO) – AlpeGossip
Lori Hoxha zbulon më në fund/ Ja përse Ledion Liço është zhdukur nga rrjetet sociale (FOTO)

Lori Hoxha zbulon më në fund/ Ja përse Ledion Liço është zhdukur nga rrjetet sociale (FOTO)

Moderatori shqiptar Ledion Liço kurorëzoi në martesë dashurinë e tij me Sara Hoxhën, në një ceremoni madhështore buzë liqenit Como në Itali.

Moderatori vendosi ta përjetojë këtë moment, larg çdo lloj kontakti me botën e jashtme, ndaj u zhduk pa lënë gjurmë nga rrjetet sociale, duke mbyllur profilin e tij në “Instagram”.

Kunata e tij, Lori Hoxha, ka zbuluar për herë të parë arsyen përse Ledioni vendosi të marrë këtë vendim. Sipas saj, moderatori ka zgjedhur të detoksifikohet nga rrjetet sociale, çka nënkupton se ai do të qëndroj larg të gjithë informacioneve të panevojshme.

Duke qënë se Ledioni mungon, Lori ka zgjedhur të vijojë traditën e kunatit të saj, ku sugjeronte ndjekësit mbi filmat dhe serialet më të fundit.

“Meqënëse Ledion Liço ka zgjedhur të detoksifikohet nga rrjetet sociale, e ndjej si detyrë të këshilloj se cili film është i mirë në këtë moment. Të lutem, nisni të shihni “Handmaid’s Tale”. Jam fiksuar. Edhe ti, nëse do e shohësh. Do të më falenderosh më vonë në koment ose me mesazh.” – shkruan Lori Hoxha.