“Shkoja edhe me tre burra brenda ditës”/ Këngëtarja e njohur rrëfen varësinë ndaj seksit dhe alkoolit (FOTO) - AlpeGossip
“Shkoja edhe me tre burra brenda ditës”/ Këngëtarja e njohur rrëfen varësinë ndaj seksit dhe alkoolit (FOTO)

“Shkoja edhe me tre burra brenda ditës”/ Këngëtarja e njohur rrëfen varësinë ndaj seksit dhe alkoolit (FOTO)

Ish-anëtarja e grupit “Spice Girls”, këngëtarja Mel B në një rrëfim për “The Sun” ka treguar betejat e saj me stresin dhe planet për rehabilitim.

Pas divorcit me ish-bashkëshortin e saj Stephen Belafonte, i cili abuzonte vazhdimisht emocionalisht dhe seksualisht me të, ajo filloi të krijonte varësi ndaj seksit dhe të kryente marrëdhënie seksuale edhe me tre meshkuj brenda një dite.

Me sa duket jeta mes dhunës dhe një divorc që përfundoi jo në favor të saj ndikuan në këtë gjendje të saj emocionale.

Mel B duhet t’i paguajë ish-bashkëshortit 20 mijë dollarë në muaj si detyrime përkujdesjeje edhe për vajzën e tyre Madison.

“Pi për të mbytur dhembjen. Është thjesht një mënyrë për të maskuar atë që ndodh realisht. Ndonjëherë është shumë e vështirë të përballosh të gjitha emocionet, por problemi nuk ka qenë asnjëherë alkooli apo seksi, problemi qëndron pas tyre”, është shprehur Mel B.

Mirëpo duket se këngëtarja e ka kuptuar gjendjen në të cilën ndodhet dhe ka vendosur t’i drejtohet një qendre rehabilitimi.

“Në radhë të parë e bëj për fëmijët e mi, pastaj për veten time”, është shprehur ajo.