“Dashuria e jetës sime!” 16 vjet pas vdekjes së bashkëshortit, këngëtarja shqiptare përlot me dedikimin - AlpeGossip
“Dashuria e jetës sime!” 16 vjet pas vdekjes së bashkëshortit, këngëtarja shqiptare përlot me dedikimin

“Dashuria e jetës sime!” 16 vjet pas vdekjes së bashkëshortit, këngëtarja shqiptare përlot me dedikimin

U bënë plot 16 vjet nga ndarja nga jeta e bashkëshortit të Valbona Memës. Edhe pse ka kaluar shumë kohë, ajo ende e kujton me mall çdo datë që ka të bëjë me Sokolin.

Këngëtarja shqiptare ka kujtuar me nostalgji ditëlindjen e bashkëshortit të ndjerë dhe babait të dy fëmijëve të saj me disa fjalë prekëse në Instagram:

“Sot ditëlindja jote dashuria e jetës sime. Baba i fëmijëve të mi. I paharruar kujtimi për ty shpirti i shpirtit tim”, ka përfunduar ajo urimin.

Para se të ndahej nga kjo jetë, Sokoli i la Valbonës një amanet që ajo ka ditur ta ruajë edhe sot e kësaj dite, muzikën. Valbona ia ka dalë të ndjekë pasionin për muzikën dhe të rrisë fëmijët që i ka sjellë në jetë në moshë shumë të re.