RUDINA DEMBACAJ TASHMË ËSHTË NJË YOUTUBE-R/ Pjesë e aventurave të saj bëhet edhe Mark Frroku (VIDEO) - AlpeGossip
RUDINA DEMBACAJ TASHMË ËSHTË NJË YOUTUBE-R/ Pjesë e aventurave të saj bëhet edhe Mark Frroku (VIDEO)

RUDINA DEMBACAJ TASHMË ËSHTË NJË YOUTUBE-R/ Pjesë e aventurave të saj bëhet edhe Mark Frroku (VIDEO)

Aktorja dhe moderatorja e njohur, Rudina Dembacaj, ka hapur një profil personal në Youtube dhe duket se do të shohim shpesh video nga përditshmëria e saj.

Një javë më parë, ajo ndau me ndjekësit një video për të gjitha vajzat kurioze, ku tregonte çfarë ka në çantën e saj.

Mirëpo, hobi i të xhiruarit video nuk është lënë me aq dhe Rudina tashmë ka bërë pjesë të aventurave të saj edhe partnerin, Mark Frrokun.

“Rudina: vizite ne shtepine e bleteve feat. Mark Frroku” është titulli që mban video e re ku përfshihet edhe ish-deputeti.

Çifti ka shkuar në fshat për të vizituar një person që mban bletë, ndërsa në video tregohet e gjithë eksperienca e tyre, të cilën duket se e kanë shijuar në maksimum.

Me shumë mundësi, Rudina ka vendosur të kthehet edhe në youtube-r dhe jemi të bindur se kjo nuk është videoja e vetme nga jeta e përditshme e çiftit.

Derisa moderatorja të ndajë të tjera momente, hidhini një sy vizitës së tyre në shtëpinë e bletëve.