HALOWEEN-I KËTË VIT SJELL MËRKURIN NË PRAPAVIJË/ Si do ndikojë në shenjën tuaj? - AlpeGossip
HALOWEEN-I KËTË VIT SJELL MËRKURIN NË PRAPAVIJË/ Si do ndikojë në shenjën tuaj?

HALOWEEN-I KËTË VIT SJELL MËRKURIN NË PRAPAVIJË/ Si do ndikojë në shenjën tuaj?

Mbrëmja e Halloween-it, këtë vit vjen me një surprizë jo dhe aq të këndshme. Mërkuri hyn në prapavijë, sërish!

Fjala “prapavijë” në astrologji nënkupton se diçka lëviz mbrapsht. Kur Mërkuri shkon në prapavijë, duket sikur po zhvendoset nga lindja drejt perëndimit, në vend që të bëjë lëvizjen e zakonshme orbitale, perëndim-lindje.

Gjithsesi para se të panikoseni, na lini t’ju themi se prapavija e kësaj here nuk është edhe aq “ters” sa të tjerat.

Kjo prapavijë do t’ju ndihmojë të hiqni nga vetja gjithë ndjesitë negative për t’u bërë më i shëndetshëm emocionalisht.

Çfarë duhet të keni parasysh? Kujdes me financat dhe shpenzimet e kota që bëni. Krejt papritur mund t’ju dalin pagesa që s’i kishit llogaritur.

Sidoqoftë, kjo kohë do të jetë ideale për të festuar me miqtë apo për të njohur njerëz të rinj. Shfrytëzojeni në maksimum natën e Halloween-it.

Kush nga shenjat do ta ndjejë më shumë ndikimin e prapavijës?

Akrepi, për arsyen e thjeshtë se gjendemi në sezonin e tij!

Si do të ndikojë tek shenjat e tjera?

Dashi: Do të filloni të pyesni veten nëse doni apo jo dikë pranë jush.

Demi: Do të rimendoni bashkëpunimet që keni aktualisht dhe do të keni dyshime nëse dikush bën apo jo për ju.

Binjakët: Do të ndryshoni rutinën tuaj të punës, aktivitetit fizik dhe stilit të jetës në përgjithësi. Keni vendosur të krijoni variantin më të shëndetshëm të vetes.

Gaforrja: Do të keni disa dilema në lidhje me jetën romantike. Po mendoni si t’i bëni më të lezetshme takimet tuaja.

Luani: Do rimendoni vendin ku jetoni dhe do të pyesni veten çfarë doni vërtet nga një shtëpi.

Virgjëresha: Udhëtimet janë në mendjen tuaj gjithë kohës, por tani do të gjeni kohën për t’ju përgjigjur mesazheve që presin prej jush.

Peshorja: Fokusi i kësaj periudhe do të jenë paratë. Si të bëni më shumë?!

Akrepi: Do të reflektoni për gjithë jetën tuaj!

Shigjetari: Po mendoni të tërhiqeni nga jeta që keni momentalisht për t’u kthyer të karikuar.

Bricjapi: Gjithçka do të mendoni tani është si të kombinoni nevojat me atë që doni vërtet.

Ujori: A je i lumtur me karrierën tënde? Do të kesh dilema…

Peshqit: Do të rimendosh çfarë ke qenë duke menduar së fundmi. Mos padashje je treguar pak negativ? Mund të ndryshosh, është koha e duhur.