PREJ DY JAVËSH NË BURG/ Stresi nuk pranon të takojë Kejsin (FOTO) – AlpeGossip
PREJ DY JAVËSH NË BURG/ Stresi nuk pranon të takojë Kejsin (FOTO)

PREJ DY JAVËSH NË BURG/ Stresi nuk pranon të takojë Kejsin (FOTO)

Më datë 17 tetor bëri bujë lajmi i arrestimit të reperit Stresi i cili u kap në hotel me kokainë, armë dhe me një 20-vjeçare. Ishte prania e kësaj të fundit që ngriti aludimet për tradhëti, mirëpo pavarësisht thashethemeve e fejuara e Stresit ka vendosur të dëgjojë reperin dhe shpjegimin e tij lidhur me këtë çështje. Kështu shprehet ajo në një intervistë për “revistawho.com” teksa thekson se ajo dhe Stresi nuk janë ndarë

Ne nuk jemi ndarë. Për mua familja është gjëja më e shtrenjtë dhe luftoj për të. Nuk dorëzohem kollaj, mesa duket e kemi të përbashkët të dy këtë gjë. Është munduar të më marrë nga kabina dhe kemi folur. Më intereson vetëm gjendja e tij, të jetë mirë dhe asgjë tjetër. Mendoj se çdo njeri ka të drejtë të japë shpjegimin e tij dhe më pas kam të drejtë unë të vendos dhe të peshoj përgjigjen që më është dhënë. Burrit tim i vendosën shumë akuza që tashmë janë hedhur poshtë, ndaj nuk ju zë besë. Une jam e sigurt që ai do dalë, sepse do vërtetohet me fakte që akuzat mbi të s’janë të vërteta, ndaj nuk mendoj që kjo është një pyetje që mund të përgjigjem, por di të them që do vij ta takoj sapo të dalë. Do isha nisur që në ditën e parë, por ai s’pranon të më takojë ndërkohë që është aty“: është shprehur Kejsi.