Shihni flokët që do të bëjnë namin këtë vjeshtë/ A do të guxonit? – AlpeGossip
Shihni flokët që do të bëjnë namin këtë vjeshtë/  A do të guxonit?

Shihni flokët që do të bëjnë namin këtë vjeshtë/ A do të guxonit?

Ky sezon ka risjellë një model të ri flokësh. Teksa shohim në rrjetet sociale, ‘flokët e qelqta’ kanë pushtuar të gjitha profilet.

Po afrohet vjeshta dhe përveçse po përgatitemi për një garderobë me veshje të reja, pasi pantallonat e shkurtra nuk do t’ju duhen më, një trend i ri flokësh po na tundon.

Njihen si flokët e qelqta, janë kaq të rregullta dhe kaq të sakta, asnjë qime e pabindur. Pra modeli dhe stilimi perfekt që ka dashur gjithmonë të ketë çdo femër. E para ishte Kimi ajo që e solli këtë prerje, por shumë prej personazheve të njohur e ndoqën atë.

Në rregull, Kardashian ka një staf të tërë që kujdeset që flokët e saj të jenë gjithmonë perfektë, por është një gjë kaq e thjeshtë ta mbash nën kontroll këtë model. Mjafton të njiheni me disa prej produkteve që parandalojnë elektrizimin apo fryrjen e flokëve nga lagështia.