“NYJA E DASHURISË”/ Kate shfaqet më rrëzëllitëse se kurrë me kurorën e princeshës Diana – AlpeGossip
“NYJA E DASHURISË”/ Kate shfaqet më rrëzëllitëse se kurrë me kurorën e princeshës Diana

“NYJA E DASHURISË”/ Kate shfaqet më rrëzëllitëse se kurrë me kurorën e princeshës Diana

Kate Middleton mbërriti në Buckingham Palace për darkën me rastin e vizitës zyrtare të Donald Trump-it në Britaninë e Madhe.

Për rastin e rëndësishëm, Kate Middleton u shfaq me kurorë.

Ajo kishte zgjedhur të preferuarën e princeshës Diana, kurorën “Lover’s Knot” (Nyja e Dashurisë) të kombinuar me vëthët prej safiri dhe diamanti të mbretëreshës Elizabetën dhe fustan Alexander McQueen.

Banketi për 171 persona u mbajt në një tavolinë në formë patkoi. Në krye, presidenti Donald Trump u ul mes mbretëreshës Elizabeth dhe dukeshës Camilla të Cornwall-it. Kate dhe William u ulën në dy kahet e reshtit qëndror.

Shfaqja e fundit publike e Kate-it me një kurorë ishte në tetor, për takimin me mbretin Williem- Alexander dhe mbretëreshën Maxima të Hollandës, ku gjithashtu zgjodhi kurorën Lover’s Knot.

Lover’s Knot është zgjedhja më e shpeshtë e Kate Middleton në evente të rëndësishme.