Pse është kaq e rëndësishme “sfida 15-ditore” e seksit në janar – AlpeGossip
Pse është kaq e rëndësishme “sfida 15-ditore” e seksit në janar

Pse është kaq e rëndësishme “sfida 15-ditore” e seksit në janar

Për çfarë bëhet fjalë?: Quhet “sfida e pistë” dhe zgjat 15 ditë ose edhe më shumë, varet nga rasti.

Përse shërben?: Ndihmon për ta mbajtur marrëdhënien e gjallë dhe intensive.

Dakord, por pse në janar?: (Vit i ri, sfida të reja). Ok, e drejtë. Niseni në janar dhe përsëriteni kur të doni.

Ma shpjego pak: Fillimisht janë këto rregullat e mëposhtme:

1. Secili partner ka mundësinë të modifikojë apo zëvendësojë dy nga ditët e përcaktuara në sfidë, sipas dëshirës së tyre. S’ka ndryshime pas fillimit të sfidës.

2. Çdo partner ka dy ditë që mund të zgjedhë thjesht të bëjë seks të zakonshëm, duke shmangur aktivitetet e përcaktuara në sfidë.

3. Partnerët mund të vendosin gjëra në listë nëse të dy bien dakord.

4. Periodat, pushimet dhe udhëtimet e punës do të trajtohen si pushim nëse është e nevojshme.

5. Nëse një ditë ju shpëton, një ditë esktra do t’i shtohet sfidës.

6. Synimi është të largoheni nga zona e rehatisë dhe të provoni diçka të re. Nëse njëri partner nuk ndihet rehat me një sfidë, por nuk ka më të drejtë të bëjë ndryshime, mund të marrë hua një ditë nga partneri tjetër.

7. Prezervativët dhe kontraceptivët duhet të përdoren kur dëshiron apo kërkon njëri nga partnerët.

Dakord, më sqaro sfidën: Po, patjetër.

Dita 1 – Bëni seks në disa orë të ditës, përveçse para gjumit.

Dita 2 – Krijoni një listë, një listë me pozicione seksi ose shihni video bashkë. Zgjidhni disa pozicione të reja për të provuar.

Dita 3 – Bëni seks dy herë në ditë.

Dita 4 – Lexoni materiale erotike bashkë para gjumit.

Dita 5 – Seks në dush.

Dita 6 – Masazh i plotë trupi para se të filloni seksin.

Dita 7 – Seks i shpejtë, 10 minuta ose më pak.

Dita 8 – Seks në makinë.

Dita 9 – Seks në kolltuk, me pamje nga njëri-tjetri dhe me kurriz.

Dita 10 – Masazh me vaj para seksit.

Dita 11 – Vetëm seks oral.

Dita 12 – Vajza dominon.

Dita 13 – Ajo e sjell partnerin në orgazëm duke përdorur vetëm trupin.

Dita 14 – Gjeni një vend të ri në shtëpi për seks.

Dita 15 – Secili nga partnerët sjell veten në orgazëm.

A ka ditë ekstra?: Po.

Dita 16 – Fusni lodra seksi në akt.

Dita 17 – Seks pa penetrim.

Dita 18 – Ndani fantazitë tuaja duke i dërguar e-mail njëri-tjetrit.

Dita 19 – Shijoni një natë me seks të thjeshtë.

Dita 20 – Djali dominon.

~Bonus~ : Dita 21* – Gjithë natën zgjuar, vetëm seks!