Bashkëshortja e reperit të njohur Stresi, Keisi Lushaj, mban një raport shumë të ngushtë me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram.
Ajo herë pas here u jep atyre mundësinë që t’i shtrojnë pyetje të ndryshme rreth jetës private në Insta Story, të cilat marrin përgjigje nga bukuroshja.
Së fundmi, një nga ndjekësit e ka pyetur: “Në qoftë se do viheshe përballë dy zgjedhjeve, kë do të zgjidhje, familjen apo Stresin?”
Kjo sigurisht është një pyetje mjaft delikate, megjithatë Keisi nuk ka hezituar t’i kthejë një përgjigje, e cila për hir të së vërtetës është paksa e thelluar:
“Fatmirësisht njerëzit në jetën time nuk më vënë në pozita të tilla apo ultimatume, pasi unë jam një njeri që veproj gjithmonë me kokën time. Familja ime mbështet gjithmonë lumturinë time dhe unë nuk do mund t’ju ktheja kurrë kurrizin, por Arkimedi është bashkëshorti im dhe tashmë hyn dhe ai tek familja, që kshu përgjigjen besoj e kuptoni vetë!”
Arritët ta kuptoni kë zgjedh, apo jo? Nëse jo, lexojeni sërish!