“PO PËRPIQESHA…”/ Zbulohet dëshmia e 27-vjeçarit që qëlloi me telefon Bebe Rexhën, hetuesit ngelën pa fjalë – AlpeGossip
“PO PËRPIQESHA…”/ Zbulohet dëshmia e 27-vjeçarit që qëlloi me telefon Bebe Rexhën, hetuesit ngelën pa fjalë

“PO PËRPIQESHA…”/ Zbulohet dëshmia e 27-vjeçarit që qëlloi me telefon Bebe Rexhën, hetuesit ngelën pa fjalë

Këngëtares së famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, i ka ndodhur së fundmi një incident i papritur gjatë një koncerti në Manhattan. Teksa ajo po performonte, një fans e ka goditur me celular në fytyrë.

Ndërkohë mediat e huaja kanë zbuluar së fundmi dëshminë e personit që dyshohet se ka goditur artisten me famë botërore.

“Po përpiqesha të shihja nëse mund ta godisja me telefon në fund të shfaqjes, sepse do të ishte qesharake”, tha i akuzuari Nicolas Malvagna në dëshminë e tij, duke lënë të habitur hetuesit e çështjes.

Ndërkohë kujtojmë se 27-vjeçari u arrestua dhe u akuzua për sulm dhe ngacmim të rëndë. Bebe Rexha ishte në skenë duke përfunduar koncertin e saj në Rooftop në Pier 17, kur ai dyshohet se hodhi telefonin drejt saj. Goditja e fortë e la kantautoren të gjakosur dhe me sy të nxirë.

“Po përpiqesha...”/ Zbulohet dëshmia e 27-vjeçarit

Ajo u largua me shpejtësi nga skena dhe u dërgua në një spital, ku mori qepi pjesën e çarë të syrit. Më vonë, Bebe i siguroi fansat se ishte “mirë”, duke postuar një foto të fytyrës së saj, e cila tregonte një mavijosje të madhe në qepallë dhe shirit qepjeje në vetullën e saj.

Bebe, emri i vërtetë i së cilës është Bleta Rexha, ishte gati të mbyllte turneu e saj ‘Best F’n Night Of My Life’ në New York kur ndodhi incidenti. Ajo pritet të performojë edhe në The Fillmore në Filadelfia.