“FRYMA IME…”/ I ati feston ditlindjen dhe Fifi i bëri urimin më të bukur (FOTO) – AlpeGossip
“FRYMA IME…”/ I ati feston ditlindjen dhe Fifi i bëri urimin më të bukur (FOTO)

“FRYMA IME…”/ I ati feston ditlindjen dhe Fifi i bëri urimin më të bukur (FOTO)

Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur nga të gjithë si Fifi, ka treguar shpesh për publikun sa e lidhur është me prindërit e saj.

Në rrjete sociale shohim shpesh foto e video të këngëtares me familjarët, për të cilët lë kokën dhe sigurisht i ka personat më të shtrenjtë në botë.

Por Fifi është më tepër vajza e babit dhe këtë na e vërtetoi edhe njëherë sot.

I ati feston ditlindjen dhe këngëtarja i bëri urimin më të bukur me fjalë nga zemra:

“Babuçi jem, fryma jem, shumë urime për ty. Të don çika jote mas shumti në botë”- janë fjalët e Fifit krahas postimit.

Së fundmi, Fifi është përfolur shumë për pamjen e saj pasi ka humbur kilogramë dhe fiziku i saj ka ndryshuar.

Këngëtarja ka treguar se i ka bërë këto ndryshime jo sepse kishte problem peshën, por kishte probleme me shëndetin e saj.